Është i papërshtatshëm komenti i shefit të diplomacisë greke Nikos Koxias, të dhënë për mediat greke, Pajtohem me të se historia nuk është burg. Por, historia, gjegjësisht historia e rrejshme, është burg i cili qeveritë e fundit greke i ka bërë për vete dhe për popullin grek, deklaroi Robin O Nill, ndërmjetësuesi i parë në kontestin Greqi-Maqedoni në intervistën e Vitit të Ri për programin “Zëri i popullit”.
“Koxias thotë se nuk bëhet fjalë për irredentizëm nga pala greke dhe unë i besoj, por ai duhet të dijë mirë në mënyrë të barabartë, se nuk ekziston irredentizëm as nga ana e Republikës së Maqedonisë. Maqedonia shumë herë këtë e ka konfirmuar shumë qartë në deklarata e përsëritura se nuk ka kurrfarë kërkesa nga lloji i tillë ndaj Greqisë”, sqaron O Nill.
Sipas tij, deklarata e fundit e Koxias konfirmon se politika e Greqisë nuk ka ndryshuar aspak në më shumë se njëzet vitet e fundit në lidhje me kontestin e ngritur nga ana e Athinës rreth emrit të Republikës së Maqedonisë, në masë të madhe siç thekson, për shkak të arsyeve të brendshme politike në vetë Greqinë.
“Mendimi im është se të gjitha qeveritë greke nuk dëshirojnë zgjidhje të këtij problemi, të cilin vetë e krijuan, sepse janë në dijeni se zgjidhja e vetme do të jetë njohja nga ana e të gjitha vendeve se Maqedonia ka të drejtë sipas të drejtës ndërkombëtare ta shfrytëzojë emrin sipas zgjedhjes personale, emër i cili, kuptohet, nuk paraqet kërcënim në tërësi ndaj Greqisë ose ndaj popullit grek”, sqaron O Nill në intervistën e fundvitit për Programin “Zëri i popullit”.
Ambasadori O Nill mbetet në qëndrimin e tij se Greqia nuk dëshiron të negociojë seriozisht për këtë çështje dhe se Qeveria e Maqedonisë tani duhet ta ngritë këtë çështje në KB dhe ta njohë Maqedoninë nën emrin e saj të drejtë – Republika e Maqedonisë, që thotë, do ta largojë çdo dyshim ndërkombëtare në lidhje me këtë çështje.
Data 01.05.2025
Aktuale
- Aksident me vdekje, makina përplas këmbësoren! Humb jetën 43-vjeçarja
- Google Maps transformohet: Zbuloni hartat në sfondin tuaj
- Temperaturat arrijnë deri në 31 gradë Celsius, si parashikohet moti për sot
- ‘Godet’ Rozana, zbulon diçka qe Gjestit nuk do t’i pëlqej
- Përfundon spektakli i gjashtë golave, Interi kthehet në Itali me rezultat pozitiv përballë Barcelonës
- Pandov: Banda të burgjeve porositën të më digjet shtëpia, si hakmarrje për luftën që e fillova kundër krimit
- Pa grim dhe me grim, Niomza bën ‘mrekullinë’ me fytyrën e nënës së saj Shyhrete Behlulit
- “Po xhirojmë, po qeshim’, Xhensila dhe Ledri i vënë ‘flakën’ rrjetit