Ministri i jashtëm serb Ivica Daçiç, ka thënë se pajtohet me pozitën e Ministrisë së Jashtme të Maqedonisë që mos dëmtohet miqësia në mes të Serbisë dhe Maqedonisë.
Ai tha se është thellësisht i bindur për nevojën e marrëdhënieve miqësore me Maqedoninë, por se nuk të mund shtiret sikur nuk e sheh se Maqedonia e ka njohur Kosovën dhe ka votuar për pranimin e Kosovës në UNESCO, ndërkohë që Serbia e ka njohur Maqedoninë me emrin kushtetues të saj, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë, transmeton TetovaSot.
“A duhet t’ua kujtoj kolegëve në Shkup, si sa Serbia ka investuar në të gjitha këto vite, duke njohur Maqedoninë me emrin e saj kushtetues, duke rrezikuar marrëdhëniet e saja me Greqinë, edhe pse OKB-ja dhe BE-ja e përdorin emrin FYROM, dhe Maqedonia më pas njohu në mënyrë të njëanshme pavarësinë e Kosovës”, thekson ministri Dacic, citon Tanjug.
Ai shton se kolegët në Shkup, e dinë mirë se personalisht ai ka kontribuar në zhvillimin e marrëdhënieve miqësore.
“Kolegët në Shkup e dinë mirë se personalisht kam folur me Gruevskin dhe Poposkin, por edhe me presidentit Ivanov për votimin në pranimin e Kosovës në UNESCO, i cili për ne është vitale dhe dhe çështje kombëtare. Maqedonia në fund votoi kundër pozicionit të Serbisë, për pranim të Kosovës”, thekson ai.
Ai më tej thekson se: “Ky është një mesazh i qartë se interesat shqiptare apo të dikujt tjetër, megjithatë, janë më të rëndësishme se miqësia jonë me Serbinë.