
Shtresë më të lartë të dëborës prej 15 centimtrash mëngjesin e sotëm në orën tetë është matur në Mavrovë, nëntë centimetra dëborë ka në Llazaropole, shtatë në Dibër, katër në Tetovë, tre në Pozharan, ndërsa një centimetër në Berovë, Krushevë dhe Vinicë.
Sipas Drejtorisë për punë hidrometeorologjike (DPHM), më ftohtë mëngjesin e sotëm në orën tetë është në Kriva Pallankë, Mavrovë dhe Gjurishte, ku janë matur minus katër gradë, tre gradë nën zero është në Pozharan dhe Llazaropole, minus dy në Kumanovë, Shkup Petrovec, Vinicë, Berovë dhe Dibër, ndërsa minus një në Topollçan, Krushevë, Shkup, Tetovë, Prilep,…
Siç informon DPHM-ja, sot paradite do të ketë kushte për paraqitje të reshjeve të dobëta të borës në pjesët perëndimore dhe veriore, ndërsa gjatë ditës do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe me erë të dobët jugore. Temperatura do të jetë në interval prej 3 deri në 9 gradë. Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme, me erë të dobët kryesisht verilindore dhe me temperaturë deri në katër gradë.
Ndryshim të konsiderueshëm të motit DPHM-ja paralajmëron nga nesër kur për shkak të rënies së masës ajrore polare nga veriu do të reshje të borës, fillimisht në pjesët veriore dhe perëndimore, ndërsa më pas edhe në pjesët e tjera të vendit. Kudo do të formohet shtresë e borës e cila në male do të jetë deri në 50 centimetra. Deri të shtunën do të fryjë erë përkohësisht e përforcuar veriore me ç’rast vende-vende do të ketë edhe sasi të grumbulluara të borës. Nga e premtja temperaturat do të ulen dukshëm. Gjatë fundjavës vranësirat do të zvogëlohen, por do të jetë shumë ftohtë. Në rajonin e Berovës temperaturat do të zbresin edhe deri në minus 20 gradë Celsius.