Në paraqitjen e fundvitit, ai ka folur për prioritetet e qeverisë së re, duke thënë se premtimet e vëra gjatë fushatës duhet të realizohen, kurse pas formimit të qeverisë të punohet për zhvillim dhe reforma për anëtarësim në NATO dhe BE. Në këtë fjalim, ai
“Zgjedhjet janë pas nesh dhe pas formimit të qeverisë së re duhet t’i rrekemi punës dhe aktiviteteve në planin ekonomik, në planin e reformave në të gjitha lëmitë, në planin e prioriteteve strategjike për kyçje të Maqedonisë në NATO dhe BE, në vazhdimin e ndërtimit të bashkëjetesës dhe ardhmërisë së përbashkët për të gjithë ne, e posaçërisht për rininë. Ne jemi të gatshëm për një gjë të tillë”, ka thënë Gruevski.
Ai pritet të marrë mandatin për formim të qeverisë nga presidenti Gjorge Ivanov më së voni deri më 7 janar. VMRO-DPMNE bashkë me BDI-në bëjnë shumicë prej 61 deputetëve, kurse nëse bashkëngjitet edhe APSH, atëherë koalicioni do të ketë 64 deputetë.