Nga data 1 janar ka hyrë në fuqi Sistemi i Integruar Tarifor i cili vlen për të gjithë transportuesit publik dhe privat. Ky ligj i detyron të gjithë shfrytëzuesit e transportit publik të pajisen me kartelë elektronike, gjatë udhëtimit me to. Mirëpo, qytetarët shprehen tejet të revoltuar për miratimin e këtij ligji, sepse i detyron atа, nëpër këto temperatura të ulëta të presin para sporteleve për të nxjerrë kartela. Gjithashtu ju pengon fakti që ata nuk mund të paguajnë biletë vetëm për një udhëtim, por duhet që patjetër të paguаjnë së paku për 5 udhëtime.
“Prej orës tetë po presim dhe nuk ka punë kush me na kry…më mirë për dikë, por për dikë jo. Ai që do të vijë prej fshati, çfarë do të paguaj ai, duhet të paguaj 150 denarë për 5 udhëtime”, deklaroi një qytetar.
“Nuk mundemi të paguajmë 2 kartela, se nuk kemi as ndihmë sociale asgjë. Si t’i paguajmë dy kartela ne, unë vet i dyti që jam 5 euro duhet të paguaj. Sa njerëzit silleshin në Haraçinë nuk mundeshin të hypin në autobus sepse nuk kanë, po të kenë secili do të paguaj, por populli nuk ka. Autobusi i thatë ecën lartë e poshtë”, tha një qytetar.
“Së pari, prej pensionerave nuk po kemi mundësi as në autobus me hyp, unë gjithë ditën jam në punë, prej tyre nuk mundem të shkoj në shtëpi, duhet të rri 1 orë dy për një vend të lirë, ndërsa ky i ka 80 vjet, çfarë i duhet kartela kësaj….ishin duke u rrahur, për një kartelë”, tha një qytetar.
Qytetarët thonë se shkaktar të pritjes së tyre shumëorësh është mungesën e sporteleve të mjaftueshme si dhe të punësuarve që punojnë aty dhe janë shumë të pakët dhe kjo pritje shpesh edhe shkakton zënka mes qytetarëve, për shkak se nuk respektohet radha.
“Presim nga një orë e gjysmë, dy. Turp është….Në është në rregull, le të hapin më shumë sportele, një punëtor dhe aq”, tha një qytetar.
Ndërsa, disa prej qytetarëve shprehen të kënaqur me këtë sistem, sepse siç thonë ata, tani mund që t’i shfrytëzojnë edhe autobusët publik edhe ato privat dhe nuk do të presin gjatë nëpër stacione autobusash.
“Mundesh me secilin autobus të ecish, mirë është. Nuk do të presësh autobus publik, privat. Cili të vijë hyp”, deklaroi një qytetar.
“Pres 2-3 orë, nuk është punë me hy…Do të jetë më mirë, si jo”, u shpreh një qytetar.
Në anën tjetër, pronarët e transportusëve privat nuk janë aspak të kënaqur nga sjellja në fuqi e këtij ligji nga ana e Qytetit të Shkupit, sepse përfitimet e tyre janë shkurtuar në mënyrë drastike.
“Shumë keq e kanë bërë, çfarë të bëjmë, shtyje murin me kokë. Koce Trajanovski e ka bërë këtë, politika e tij. As si shofer, as si pronar, ne jemi në humbje. Në vend që të i ndihmojnë transportuesit privat, ai sheh prej tij të përfitoj. Epo si të kemi shtet, si të kemi ekonomi të mirë”, tha Rraman Demiri, pronar i transportuesit privat.
“Për ne si shofer mund të jetë më mirë, puna na është lehtësuar, përndryshe nuk bënë ky sistem sepse pak paguhet. Pagesa është e vogël nga ana e shtetit. Kështu që njëherë për njëherë ta shohim deri ku do të arrijë”, tha një shofer autobusi për SHENJA.
Me hyrjen në fuqi të sistemit të integruar tarifor, nga ana e Qytetit të Shkupit, udhëtarët paraprakisht do të duhet të plotësojnë mjete në vendet e autorizuara të shitjes. Shuma minimale për plotësim është 100, ndërsa maksimalja 6.000 denarë, pa afat të shfrytëzimit.