Një ish funksionar i lartë i BDI-së, i cili prej para zgjedhjeve është larguar nga kjo parti dhe tani është qytetar i lirë, thotë për Gazetën Lajm se është krijuar perceptim i gabuar në opinionin shqiptar, se vetëm Musa Xhaferi mban raporte me VMRO-DPMNe-në. Sipas tij, raportet e Ahmetit janë më të afërta se të Xhaferit.
“Jo që Xhaferi nuk është i afërt me VMRO-në, sepse afërsinë e tij e dëshmojnë edhe incizimet e publikuara, mirëpo ju garantoj se Ahmeti është edhe më i afërt me partinë e Gruevskit se sa Xhaferi”, thotë ky ish funksionar, duke insistuar të flasë në kushte anonimiteti, transmeton Gazeta Lajm.
Ai shton se Ahmeti veçmë është marrë vesh për koalicionim me VMRO-DPMNE-në dhe se taktizimet e tanishme janë vetëm blerje kohe. Në BDI nuk preferojnë të komunikojnë me mediume të pavarura, prandaj Gazeta Lajm tani e tutje pyetjet do tua parashtrojë në mënyrë publike. Pyetja jonë kësaj radhe për BDI-në është: A kanë filluar Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi negociata me VMRO-DPMNE-në për formim të qeverisë? Falënderojmë paraprakisht për përgjigjen eventuale edhe pse pak lexues të gazetës Lajm u besojnë qëndrimeve të BDI-së.
Data 08.06.2025
Aktuale
- BDI: Diskriminim në avancimet në SPB-Tetovë
- Shkencëtarët britanikë krijojnë violinën më të vogël në botë, e cila ndodhet nën mikroskop
- Nuk ushtruan kontroll në mjetin ku po transportoheshin 6 kg heroinë, zbardhen emrat e efektivëve të arrestuar në Kapshticë
- Jonathan Haidt paralajmëron për krizën e shëndetit mendor tek të rinjtë: Strategjitë për të mbrojtur fëmijët nga ndikimi i teknologjisë
- Propozimi që Azir Aliu të jetë ministër i Shëndetësisë nesër para Kuvendit
- Arrestimi skandaloz i ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës në kufirin serbo-kosovar
- Arianit Koci paralajmëron protesta aktiviste për integritetin e Kuvendit të Kosovës
- Rekomandime të ISHP-së për mbrojtje nga temperaturat e larta