Pas konstituimit të përbërjes së re të Kuvendit më 30 dhjetor, vijojnë afatet për formimin e Qeverisë së re të Republikës së Maqedonisë. Presidenti i Republikës së Maqedonisë është i obliguar në afat prej dhjetë ditëve të konstituimit të Kuvendit, mandatin për përbërjen e Qeverisë t’ia besojë kandidatit të partisë, gjegjësisht partive që kanë shumicë në Kuvend. Mandatari, megjithatë, në afat prej 20 ditëve nga dita e besimit të mandatit, Kuvendit duhet t’i dorëzojë program dhe ta propozojë përbërjen e Qeverisë. Qeveria, në propozim të mandatarit dhe në bazë të programit,e zgjedh Kuvendin me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i deputetëve. Presidenti Gjorge Ivanov, të dielën deklaroi se do t’i respektojë afatet sipas Kushtetutës për dorëzimin e mandatit për formimin e Qeverisë. “Unë si president jam i obliguar sipas Kushtetutës, pas konstituimit të Kuvendit në afat prej dhjetë ditëve ta jap mandatin, pastaj vijon mandatari i cili ka 20 ditë për ta përbërë qeverinë e cila duhet të marrë shumicë në Parlament”, theksoi Ivanov. Më shumë deputetë në përbërjen e nëntë kuvendore ka koalicioni i kryesuar nga VMRO-DPMNE-ja 51, koalicioni i kryesuar nga LSDM-ja ka 49, BDI-ja 10, BESA 5, Aleanca për shqiptarët 3 dhe PDSH-ja 2.
Data 18.09.2025
Aktuale
- “Po s’pati media, je në diktaturë!”- Vetting sjell reagimet nga gjithë Shqipëria: Goditja e ndaj News24 na solli gjendje ankthi! Ish-shefi i FNSH: Qytetarët s’kanë me besim tek Policia
- Nikolloski: Po punojmë për infrastrukturë çikliste nëpër komuna
- Mickoski: Kemi mbi 20 padi për funksionarë të BDI-së, ata janë në liri sepse për këtë vendos gjykata dhe prokuroria
- BIRN: Shtatë zyrtarë nën akuzë për kolaudimin e makinave me defekt
- Në dy komunat e Maqedonisë së Veriut ka më shumë votues sesa banorë
- Andonovski: Nuk guxojmë të lejojmë që IA të tejkalojë aftësitë tona për manaxhim, duhet të formohet kuadër ligjor
- Ramadani, djaloshi që po sfidon rutinën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut
- Brohoritjet antishqiptare në Kumanovë, fajtorët ende të lirë, policia ende nuk ka dorëzuar asnjë padi penale