Në fund të vitit 2006 sipas statistikës së Agjencionit për punësim, ka pasur 147 magjistra të cilët kanë kërkuar punë, kurse dhjetë vite më vonë numri arrinë në 873 të tillë.
Të dhënat statistikore tregojnë ndryshim të interesit për regjistrim të studimeve postdiplomike në Maqedoni, por gjeneralisht vërehet se bie dëshira për të studiuar në institucionet e larta arsimore të shtetit.
Faktorë të përgjithshëm ndikojnë rreth asaj se sa njerëz do të vendosin të shkojnë në studime postdiplomike, thotë Misho Dokmanoviq nga Fakulteti drejtësisë pranë Universitetit Shën Kirili dhe Metodi në Shkup.
“Perceptimi im është se ajo lëviz me valë. Dhe ata valë varen nga më shumë faktorë. Një vit mund të ketë më shumë studentë, vitin tjetër më pak. Të themi, mosha vet gjenerata, sa nxënës ka pasur, kur kanë qenë në klasë të parë, shpërngulja, prandaj them se me valë lëvizet”, mendon Dokmanoviq.
Demush Bajrami nga Universiteti Evropës Juglindore mendon se tërheqja te institucionet private është më e madhe.