LSDM-ja për dhjetë vjet frustrim që nuk është në pushtet, po e shëron me një përpjekje të turpshme për të diskredituar projektet kapitale e realizuara të qeverisë së udhëhequr nga VMRO-DPMNE, thuhet në reagimin e VMRO-së.
“LSDM-ja kot është duke u përpjekur të prishë sistemin shëndetësor i cili zbaton ciklin më të madh të investimeve në historinë e Shëndetësisë të Maqedonisë. Rreth 110 milionë euro ishte investimi për ndërtimin dhe rindërtimin e institucioneve shëndetësore publike në të gjithë vendin që tashmë janë përfunduar plotësisht apo që janë në proces”, thonë nga VMRO-DPMNE.
Reagimi i VMRO-së vjen pas deklarateve të Petre Shilegovi të LSDM-së i cili njoftoi invenstim të partisë së tij për Klinikën Universitare në Shkup, dhe që sipas tij VMRO-ja e ka lënë në harresë këti Klinikë, edhe pse premtoi se më 2 janë të 2017 do jetë e përfunduar.