Arsimi shqip në Maqedoni edhe në vitin 2016 nuk bëri ndonjë progres të madh, pasi që problemet të cilat datojnë me vite edhe këtë vit që lëmë pas nuk u menjanuan.
Arritje më e madhe e 2016 për arsimin shqip ishte hapja e një universiteti të ri shqip mirëpo edhe kjo arrije u bë me shumë mangësi. E para, ky universitet u ballafaqua me mungesë kuadri si dhe me mungesë buxheti dhe hapësire, të cilat u premtua që do të zgjidhen ne 2017-ën.
Gjithashtu shumë shkolla shqipe ngelën të pa renovuara si dhe pa ndërtuara gjatë vitit që lamë pas. Mes tyre është edhe shkolla e Lubetenit e cila me vite pret renovimin dhe zgjerimin pasi që nxënësit e kësaj shkolle ndjekin mësimin edhe në podrum. Ndërtimi i një shkolle fillore në lagjen e Vizbegut i cili po ashtu premtohet disa vite me radhë, ngeli premtim i cili thuhet se do të realizohet në 2017.
Edhe ne 2016 nuk u rritën pagat e mësimdhënësve edhe pse të njëjtat u premtuan qysh ne vitin 2015 kur edhe vetë mësimdhënësit protestuan duke bojkotuar mësimin, por megjithatë u premtua që do të shqyrtohet dhe realizohen kërkesat e tyre, mirëpo edhe këtë vit po e përfundojnë njëlloj si atë të mëparshmin.
Mungesa e teksteve shkollore dhe gabimet skandaloze në përmbajtje si dhe kualiteti i dobët i dobët i tyre ( pasi që nuk janë ripërtrirë librat falas tani më gjashtë vite), ishin pjesë po ashtu e vitit 2016, që do të vazhdojë edhe në vitin 2017 pasi që nga MASH nuk kanë dhënë ndonjë deklaratë se gjatë 2017 do të ketë libra të rinj të përmirësuar.
Po ashtu Marrëveshja në fushën e Arsimit me Shqipërinë ende ngeli e pa realizuar, pasi që shumë njohës të fushës se arsimit dhe mësimdhënës kërkuan unifikimin e teksteve shkollore, duke filluar që nga abetarja, mirëpo një gjë e tillë nuk u realizua as në 2016.
Testimi ekstern i cili u komentua dhe vlerësua si skandaloz i panevojshëm, i dëmshëm për nxënësit po ashtu edhe për mësimdhënësit, vazhdon të jetë një prej reformave të MASH i cili nuk u tërhoq edhe përkundër protestave dhe ankesave të shumta.
Gjatë 2016 gjithashtu u mbyllën studimet e disperzuara të USHT-së në Shkup, gjë që ngjalli revolt tek të rinjtë, shkaku i pamundësive dhe kushteve për të udhëtuar deri në Tetovë apo për tu regjistruar në ndonjë universitet privat.
Në 2016 Shkupi u prek nga një tërmet i fuqishëm i cili la disa objekte shkollore të dëmtuara, dëmet e të cilave nuk janë mënjanuar ende.
Shpresojmë që 2017 do të shënojë rritje të cilësisë së arsimi dhe do të zgjidhen problemet e kamotshme me të cilat ballafaqohen mësimdhënësit, nxënësit si dhe prindërit.