Muhamed Halili nga PPD-ja shkruan se po qe se lideri i LR PDSH-së, Ziadin Sela nënshkruan një marrëveshje me Ali Ahmetin do të devijonte nga platforma e tij parazgjedhore.
“Poqese ndodh që Sela i “Aleancës për shqiptarët” (pa Vejselin të cilin edhe ashtu e ka përfaqsuar në takim Ali Ahmeri !) të nënshkruaj këtë të ashtuquajtur “Memorandum” atëherë del se devijon nga platforma e tij parazgjedhore me shtet dykombësh dhe gjuhë zyrtare shqipe prej Struge deri në Gjevgjeli e Strumicë sepse pas kësaj ai do të angazhohet “…për, përfshirjen e parimit të multi-etnicitetit në Kushtetutën e Maqedonisë, ku shqiptarët të njihen si popullsi shtet-formuese, ngritjen e barazisë së plotë gjuhësore, përdorimin e gjuhës shqipe në të gjitha nivelet e qeverisjes dhe garantimin e përdorimit të saj si e drejtë themelore, përdorimi i simboleve kombëtare shqiptare (flamuri dhe stema-pse stema:?!)”,siç parasheh pika e parë e Deklaratës.”, shkruan Muhamed Halili në shkrimin e tij të fundit.