Pesë mijë euro janë vjedhur nga një shtëpi në Vinicë natën e Vitit të Ri, informoi sot Ministria e Punëve të Brendshme.
Sipas MPB-së, Z.M (42) në Stacionin policor Vinicë në linjë telefonike ka denoncuar se në periudhën prej orës 22 më 31 dhjetor deri në orën 00:15 më 1 janar një autor i panjohur ka kryer plaçkitje në shtëpinë e tij.
“Autori, përmes derës së pasiguruar të garazhit, ka hyrë në oborr, ndërsa pastaj me përdorimin e ndonjë vegle e ka hapur derën e hyrjes së shtëpisë, është ngjitur në katin e shtëpisë, ka kërkuar dhe ka marrë rreth 5.000 euro, pas çka ka ikur në drejtim të panjohur. Po ndërmerren masa për gjetjen e autorit dhe për zbardhje të tërësishme të rastit”, njoftoi MPB në Buletinin e rregullt.