Ndërrimin e motmoteve qytetarët e Shkupit dhe qyteteve të tjera të Maqedonisë pritën Vitin e Ri nëpër sheshet dhe qendrat e qyteteve, duke u argëtuar me spektaklin e fishekzjarreve dhe me koncerte të ndryshme festive.
Në sheshin “Maqedonia” në qendër të Shkupit nuk munguan fishekzjarret të cilat krijuan një atmosferë festive për qytetarët e pranishëm. Përveç atmosferës festive në sheshin e qytetit, edhe nëpër pjesë tjera të Shkupit vërehet një lëvizshmëri e madhe dhe atmosferë festive, me aktivitete të ndryshme nëpër restorane, bare dhe shtëpi private.
Atmosferë festive me fishekzjarre ka patur pothuajse nëpër të gjitha sheshet kryesore të qyteteve të Maqedonisë.
Kryeqyteti në prag të festave të fundvitit është dekoruar me elemente dhe ndriçime të ndryshme dekoruese, përfshirë edhe bredhi i Vitit të Ri, i lartë 21 metra dhe i ndriçuar me drita dhe figura të ndryshme si dhe tregu tradicional i Krishtlindjeve, që i jep kryeqytetit një ndjenjë festive të Krishtlindjeve.
Në krahasim prej viteve të kaluara, disa komuna të Maqedonisë përfshirë edhe Komuna e Qytetit të Shkupit anuluan festat qendrore për natën e Vitit të Ri, ndërsa mjetet e planifikuara për organizimin e pritjes së ndërrimit të vitit, njoftuan se do të dhurohen për qëllime sociale.