Foshnja e parë në Shkup në vitin 2017 është mashkull ndërsa ka lindur në orën 04:15 në Spitalin special për gjinekologji dhe akusheri “Nënë Tereza” në Çair.
Foshnja peshon 3 kilogram dhe i lartë 53 centimetra. Ky është fëmija i parë i nënës Hikmet Ramadan Nuredini, njoftuan nga Qendra rajonale për menaxhim me kriza.
Tradicionalisht pritet që foshnjën dhe nënën e tij ta vizitojë edhe kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski.