Kalaja po shkatërrohet gradualisht , po shndërrohet në gërmadha gurësh të mëdhenj , të cilët rrezikojnë edhe ata banorë që frekuentojnë ditëve të vikendit këtë pjesë të qytetit. Rreziku më I madh është nga shembja e murit rrethues të Kalasë.
Edhe për kundër premtimeve të shumta nga Ministria e Kulturës , që shumë shpejtë do të fillojn më ndërtimin e murit të Kalasë ne Tetovë, një gjë e tillë nuk shihet.
Sekretari shtetëror në Ministrin e Kulturës Bexhihudin Shehapi , thotë se po punohet në këtë drejtim dhe në 2017, sipas tij , do fillohet me ndërtimin e murit . Vonesat e deritanishme Shehapi i arsyeton me borxhe të prapambetura dhe kohës së papërshtatshme për intervenim tani në dimër .
“Ne në kuadër të programit 2017-të kemi planifikuar, mjete për rregullimin e murrit rrethor në drejtim të Veri-Perëndimit, aty ku para disa viteve kemi bërë rikonstruimin e Imaretit ose Tryezës së Kazermës dhe ky aktivitet do vazhdoj edhe më tutje. Janë disa çështje që pengojnë përshpejtimin e punës në përgjithësi, është ridestinimi i mjeteve ose eventualisht disa shlyerje të borxheve dhe një periudhë që nuk është e përshtatshme për intervenim në tërësi në Kala. Do bëjmë përpjekje maksimale që Kalaja e Tetovës të marrë pamjen e duhur”, tha Bexhihudin Shehapi, sekretar shtetëror në ministrinë e kulturës.
Kalaja nuk është i vetmi monument kulture në Tetovë që pret restaurim urgjent. Në gjendje të vështirë vazhdon të jetë edhe ndërtesa e Arabati Baba Teqes e cila duket se nuk ka pësuar asnjë rinovim që nga ndërtimi i saj. Tetovarët shpresojnë që institucionet të kujtohen ti rinovojnë këto simbole kulturore, përpara se ato të rrënohen tërësisht
Monumentet historike të Tetovës presin që 2017 të jetë vit më i mbarë për ta. Historia duhet ruajtur me të gjitha elementet e saj, dhe monumentet e vjetra në Tetovë, nuk kanë edhe shumë kohë për të pritur. /TVM2
Data 20.12.2025
Aktuale
- Shënohet Dita e Arsimit Turk në Shkup, Mexhiti: Arsimi në gjuhën amtare është themel i barazisë
- Shkup, mbahet Takimi i 11-të Ndërkombëtar i Poezisë Turke “Yahya Kemal Beyatlı”
- Turqia përshëndet vendimin e SHBA-së për heqjen e sanksioneve të “Aktit të Cezarit” ndaj Sirisë
- “Alkaloid” hapi laborator të ri mikrobiologjik, kapacitet prej 20.000 analizash në vit
- Ahmeti: Humbje e madhe për ne të gjithë, Bashkim Mani ishte bashkëluftëtar dhe themelues i BDI-së
- Arabia Saudite mirëpret vendimin e SHBA-së për të hequr sanksionet e “Aktit të Cezarit” ndaj Sirisë
- Reshjet e dendura të shiut, përmbyten rrugët e Emirateve të Bashkuara Arabe
- Shpifja ndaj Zotit dhe pengesat teologjike

