Në vitin që po lëmë pas, një pjesë e madhe e medieve vazhduan praktikën e njohur të raportimit të njëanshëm, pa respektuar standardet etike. Kështu shprehet me keqardhje Marina Tuneva nga Këshilli për Etikë në Media. Sipas saj, raportimi i njëanshëm ka qenë më evident veçanërisht gjatë fushatës zgjedhore.
“Ne bëmë apel që mediet ta përmirësonin rolin e tyre, sidomos gjatë periudhës parazgjedhore dhe zgjedhore. Megjithatë, ajo që vërejtëm, ishte thjesht devijimi i njëjtë e i vazhdueshëm nga normat e raportimit profesional dhe etik”, deklaroi Marina Tuneva, Këshilli për Etikë në Media. Për Tunevën megjithatë, rritja e numrit të ankesave të qytetarëve te Këshilli për Etikë në Media, është një hap i guximshëm për denoncimin e shkeljeve të standardeve gazetareske.
“Në fakt, kjo tregon se qytetarët janë shumë të vetëdijshëm për polarizimin që mbizotëron në media, dhe ekzistimin e ndarjes. Madje, edhe një pjesë e medieve janë të vetëdijshme se ndihmojnë një tendencë të tillë të informacionit, ku gjërat nuk janë të kontrolluara nga dy, tre apo më shumë burime të informacionit, por për shkak të mbështetjes së ideologjive dhe qëllimet të tjera ata informojnë në mënyrë të tillë”, tha Marina Tuneva, Këshilli për Etikë në Media.
Për dallim nga kjo pikëpamje, nga Agjencia për audio dhe shërbime audio-vizuale dolën me raport duke theksuar se, edhe pse janë në dijeni për raportime të njëanshme, qytetarët nuk reagojnë përmes institucioneve ose Organizatave Joqeveritare. Sipas hulumtimit, 63% e tyre nuk janë të gatshëm që në mënyrë aktive të marrin pjesë në procese të tilla qytetare. Megjithatë, 75% e qytetarëve nuk i marrin për bazë informacionet që përmbajnë vetëm një burim.
Data 30.04.2025
Aktuale
- BFI me reagim ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese për anulimin e themelimit të Medresesë “Isa Beu”
- Nga Edona te Gjesti – kapelja me rruza rikthehet në skenë pas disa viteve
- Lajm bombastik: Milan e ka zgjedhur trajnerin e ri
- Ambasada amerikane bën thirrje për veprim: Kuvendi i Kosovës në krizë
- Endej i vetëm rrugëve të kryeqytetit, fëmija dorëzohet në polici, familjarët paraqiten pas 1 ore për ta marrë
- (VIDEO) Gjykata kushtetuese anulon zyrtarizimin e “Medresesë Isa Beu”
- Kjo është sakrifica që Arbër Hajdari bëri për dashurinë
- Mandat i dytë për Aida Hajnajn në krye të BKH-së? Reagon SPAK: Nëse s’i kalon testet, hapet gara