Bashkësia Fetare Islame njofton opinionin publik, mediumet dhe portalet elektronike, se dashakeqët e këtij institucioni, ata që mbi dy vite nuk reshtin së tentuari që ta përçajnë popullatën muslimanë dhe ata që akoma po lejohen nga organet e rendit që të vazhdojnë ta malltretojnë popullatën myslimane me mashtrime, po vazhdojnë me lojërat e tyre të pista duke nxitur huti dhe dezinformatë.
Këtë herë ata kanë hapur një emaill adresë të ngjashëm me atë të BFI, pra riaseti.bfi@gmail.com, ndërsa adresa origjinale e Bashkësisë Fetare Islame është rijaseti.bfi@gmail.com, dhe në emër të kësaj adrese dërgojnë kinse lajme për publikim deri tek portalet dhe mediumet, për kinse ndonjë aksion humanitar.
Andaj njoftojmë mediumet dhe opinionin publik që të mos bien pre e mashtrimeve të këtyre njerëzve pa fytyre, të cilët njihem më nga të gjithë si mashtrues profesionistë.
p.s. Në fotografi janë adresat e mediumeve që kanë marrë lajmin nga kjo adresë e rrejshme dhe ku është tentuar që të manipulohet.
Shërbimi per informimi BFI
Data 30.04.2025
Aktuale
- Komuna e Tetovës përfundon dokumentacionin për dëmshpërblimet e bujqve
- Për herë të parë pas lajmeve për ndarjen me burrin flet Vesa Luma, këtë përgjigje nuk e priste askush
- Sherri pranë zyrës elektorale në “Ali Dem”, shpallet në kërkim dhe djali i Arjan Telhallarit! Pas konfliktit me 27-vjeçarin, i riu…
- Të enjten në Shkup do të ketë regjim të posaçëm në trafik
- VIDEO/ Ekzekutimi i Renato Hoxhajt, dalin pamjet e autorit të maskuar! Lëvizjet e tij në vendin ku kreu krimin
- Snopçe: Pa ne s’mund të funksionojë Qeveria, duhet të ketë zgjedhje të parakohshme!
- Polici nga Mateçi i Kumanovës akuzohet për vjedhje të energjisë elektrike – shkaktoi dëm gati 400 mijë denarë
- 66 vjeçari nga Tetova sulmon fizikisht partneren e mëparshme, ka kërkuar ta heq kallëzimin ndërsa në rrjete sociale ka publikuar foto të saj