Bankat për dhjetë muaj kanë fituar 81 milionë euro, ndërsa edhe pse viti ende nuk ka përfunduar, shihet qartë se ky ka qenë vit i bereqetshëm për bankat. Tre bankat më të mëdha kanë rritje dyshifrore të fitimit. Të dhënat tregojnë se nga të ardhurat e përgjithshme bankare, pjesa më e madhe apo mbi 65 për qind janë të ardhura nga norma e interesit të cilat qytetarët i paguajnë për kredi. Mbi 18 për qind janë të ardhurat nga provizioni dhe taksat, ndërsa të tjerat janë të ardhura plotësuese bankare. Rritja e të ardhurave dhe e fitimit këtë vit është në kushtet e zvogëlimit të vazhdueshëm të normës së interesit të kredive dhe depozitave. Megjithatë, edhe njohësit edhe qytetarët janë decid se norma e interesit të kartelave dhe minusit ende është e lartë, ndërsa për kursime bankat paguajnë më pak. Në nëntë muajt e parë, përcjellë KOHA, të ardhurat e përgjithshme bankare nga norma e interesit janë 245 milionë euro. Nëse nga kjo shumë hiqen shpenzimet për normë interesi, interesi i të ardhurave neto i të gjithë bankave për nëntë muaj është 186 milionë euro. Në shumën e përgjithshme kontribut më të madh kanë paratë, të cilat si normë interesi bankat i kanë paguar nga qytetarët. Nga këto para për nëntë muaj janë paguar 105 milionë euro. Nga firmat, bankat si normë interesi kanë paguar deri në shtator 98,7 milionë euro. Jo vetëm kamata, sepse pothuajse 20 për qind nga të ardhurat e përgjithshme mblidhen nga provizioni bankar dhe nga taksat. Për bllokim dhe zhbllokim të llogarisë, për rregullimin e llogarisë së transaksionit, për pagesë të faturave, për nxjerrjen e parave- nga të gjitha shpenzimet shtesë për qytetarët dhe firmat, bankat kanë neto të ardhura hyrëse deri në shtator 50,6 milionë euro. Ndërsa të ardhura tjera nga aktivitetet bankat për nëntë muajr e këtij viti arrijnë deri 28,5 milionë euro. Këtu bëjnë pjesë të ardhurat nga disa investime kapitale, fitimi nga shitja. Kuptohet, bankat kanë dhe shpenzime. Këtë vit për nëntë muaj shpenzimet janë 58,5 milionë euro. Si shpenzime për të punësuarit janë llogaritur 55,8 milionë euro, ndërsa shpenzimet tjera janë 71,8 milionë euro. Këtë vit, në nëntë muajt e parë të gjitha bankat kanë shënuar fitim. Për herë të parë pas një periudhe të gjatë edhe bankat e vogla, të cilat vazhdimisht shënonin humbje, tremujorin e tretë e kanë përfunduar pozitivisht. Nëse krahasohet rezultati i arritur këtë vit me periudhën e njejtë vitin e kaluar, fitimi është për më shumë se 34 për qind më i lartë. Analiza e të ardhurave në vite tregon se prej vitit 2010 e këndej deri në 45 për qind janë rritur të ardhurat neto bankare nga norma e interesit. Nëse në shtator të vitit 2011 bankat kanë përfituar prej interesave 127 milionë euro, tani kjo shumë është 186 milionë euro. Në vitin 2011 kanë qenë 123,7 milionë euro, vitin tjetër 137,9 milionë euro, ndërsa në vitin 2013 janë 145 milionë euro. Në vitin 2014 kanë kaluar 155 milionë euro, ndërsa në vitin 2015 ishin 171 milionë euro. Njëkohësisht në periudhën e njëjtë të ardhurat nga provizionet dhe taksat janë rritur për 25 për qind, respektivisht nga 40 milionë euro në vitin 2010 dhe për gjashtë vjet janë rritur për 10 milionë euro, shkruan gazeta Koha.
Data 12.02.2025
Aktuale
- Qeveria në ndihmë Komunave për të realizuar projektet e tyre në disa fusha
- BDI: Shqiptarët po spastrohen nga Armata dhe Ministria e Mbrojtjes – Taravari mashtron opinionin publik për të mbrojtur dështimin e tij
- Qeveria do të kufizojë marzhet për 100 grupe produktesh, masa do të jetë e vlefshme deri më 30 prill
- Nuredini: Partinë e bëjnë anëtarët e sinqertë dhe jo vulat e Gjykatave
- Është shpallur thirrja e dytë për marrje të mjeteve financiare për projekte infrastrukturore për komunat
- U shty pasi avokatët kërkuan kohë për të njihen me dosjen, rinis seanca për Erion Veliaj në GJKKO
- Ilire Dauti: ASH i përket Ziadin Selës
- Ademi për kërkesën e Taravarit për dorëheqje të Ahmetit: E humbe partinë, nuk e defokuson dot opinionin