Njërit prej televizioneve nacionale së fundi i është bllokuar llogaria bankare për shkak të borxheve. Portali Dokazm ka thënë se bëhet fjalë për televizionin Kanal5 me pronar Emil Stojmenov. Atij i është bllokuar llogaria për shkak se nuk kanë shlyer borxhet për serialet e blera. Sipas portalit, kjo ka bërë që ti bllokohet llogaria dhe se siç shkruhet nuk ka më kush t’ia mbrojë interesin. Kjo situatë ka bërë që punëtorët e këtij televizioni të ngelin pa rroga. Por nga Kanal5 nuk kanë komentuar këtë shkrim të këtij portali. Kanal5 konsiderohet si përkrahës i deritanishëm i politikave të qeverisjes së VMRO-DPMNE, ndërsa pronari i saj ishte në njërën bisedë të publikuar të përgjimeve.
Data 16.12.2025
Aktuale
- FOTO/ I dha fund jetës duke u djegur në makinën e tij, ky është ish-polici Artjon Xhelo! Si problemet me depresionin u bën shkak për largimin nga puna të 32-vjeçarit
- Mickoski: Qeveria nuk do të hyjë në procesin e ndryshimeve kushtetuese pa plotësimin e dy kushteve kryesore
- Bejta: Nuk kam hakmarrje ndaj Ali Ahmetit, rikthehem për të mirën e Gostivarit
- Prof. Dr. Mehmet Görmez emërohet rektor i Universitetit Ndërkombëtar për Islam, Shkencë dhe Teknologji të Republikës së Turqisë
- Bejta: Jam kryetari i parë që ka ndërtuar urën lidhëse mes dy anëve të lumit Vardar
- Bejta: Jam i mbështetur nga të gjithë liderët e VLEN-it
- Promovohet libri “Perandoria Osmane 1299–1922” i Prof. Dr. Ahmet Şimşirgil
- RYSHFETI / Femi Stafa, “Miu i Gjyqësorit”, i përfshirë në disa afera

