Presidenti i Republikës, Sh.T. z. Bujar Nishani priti sonte në një takim miqësor në kabinetin e tij në presidencë, kryetarin e partisë Bashkimi Demokratik për Integrim në Maqedoni, z. Ali Ahmeti.
Në takim u diskutua rreth situatës paszgjedhore në Maqedoni dhe angazhimin e BDI-së në këtë proces rreth daljes së vendit nga kriza politike.