Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pas takimit me përfaqësuesit politik shqiptar në Maqedoni, ka publikuar një fotografi të shoqërisë “Bashkimi” e cila u themelua në Strugë, duke e marrë si shembull këtë qytet për rrolin dhe kontributin e tij në undifikimin e faktorit shqiptar rreth një agjende të përbashkët kombëtare, njofton Drini.mk.
Ky postim i kryeministrit Rama është cilësuar si një mesazh indirekt për rrolin e Ziadin Selës dhe dëshirës së tij të shprehur vazhdimisht në fushatë por edhe pas saj për unifikim të bllokut shqiptar kundrejt maqedonasve lidhur me pikat e interesit kombëtar.
ja mesazhi i plotë i Edi Ramës.
Asnjëherë fati dhe shpresa nuk i kanë braktisur shqiptarët, kudo ku jetojnë në viset e tyre, sa herë që kanë qenë të bashkuar.
Fjala “Bashkim” ka qenë kurdoherë lokomotiva e ndërgjegjësimit për aftësitë shtetndërtuese të shqiptarëve dhe këtë e dëshmon më së miri edhe shoqëria “Bashkimi” e krijuar në Strugë më 1908.
Nën udhëheqjen e ndriçuar të Dr. Ibrahim Temos, Nuri Sojliut, Abdullah Gojdrinit, Muhedin Bahutës etj., kjo shoqëri u kthye në një tryezë të vërtetë politike të shqiptarëve të Maqedonisë, në një këshill që bëri të përparojnë megjithë shtypjet dhe luftën ballkanike, kërkesat legjitime dhe interesat e përbashkëta të komunitetit shqiptar.
Qofshin shqiptarët të denjë për kujtimin e këtyre burrave dhe me besë ndaj veprës së tyre të ndritur e të ndriçuar! ka shkruar Rama.