Përpara dhe mbas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare, çka nuk u tha dhe çka nuk u premtua nga përfaqësuesit e partive politike. Disa ishin ma të zëshëm e disa më të heshtur.
Në mes të shumë premtimeve partiake të dhëna para dhe pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit, nuk munguan as besatimet e kryesuesve të Lëvizjes Besa se ata nuk do ulen me kryesuesit e BDI-së, përderisa kjo parti nuk i pastron radhët e veta nga të akuzuarit dhe të dyshuar për krime. Por ja që më në fund, në takimin e thirrur nga Kryeministri Rama, edhe ata u ulën pranë Ali Ahmetit dhe Artan Grubit, si të mos kishin premtuar asgjë.
Pa dyshim se kjo ngjall shumë pikë pyetje. Nga pyetja se a do me thanë se Lëvizja Besa ka reteruar nga qëndrimi i saj, apo krejt është bërë hatri i Kryeministrit Rama, që e organizoi këtë takim si dhe pse bëhet fjalë për strategji të lartë kombëtare, që nuk duhet ta dinë votuesit e rëndomtë.
Si do që të jetë, duhet shpresuar se politikën e shqiptarëve të Maqedonisë, nuk e dallojnë edhe më tej veprimet diametralisht të kundrat nga premtimet./Almakos.com