
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet rrjedhshëm nëpër rrugë kryesisht të lagështa, borë e lehtë bie në Kriva Pallankë, Stracin, Dellçevë dhe Mavrovë ndërsa në tërë Maqedoninë fryen erë e fuqishme veriore, informon “Rrugët e Maqedonisë”.
Në grykat malore është e mundur paraqitje e rrëshqitje të vogla të dheut, veçanërisht në akset rrugore Koçan-Makedonaksa Kamenicë-Delçevë, Vinicë-Berovë, Gostivar-Strazhë, Mavrovë-Dibër-Strugë, D.Kapi-Udovë, Katllanovë-Veles, Krushevë-Demir Hisar dhe Resnje -Bukovë.
“Rrugët e Maqedonisë” apelon në vozitje të kujdesshme dhe përshtatje të shpejtësisë sipas kushteve të rrugës.