LSDM-ja ka reaguar menjëherë pas fjalimit vjetor të kryetarit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov.
Në deklaratën e LSDM-së thuhet se “sulmet e Gjorge Ivanovit ndaj shumicës së qytetarëve të cilët zgjodhën ndryshimin, ndaj PSP-së, BE-së dhe NATO-së dhe gjithë bashkësisë ndërkombëtare, është vazhdimësi e politikave konfliktuoze të mentorit të tij Nikolla Gruevski“.
“Ivanov është pjesë përbërëse nga problemi që 9 vite është duke e çuar Maqedoninë pas.
Ai me abolimin e tij jokushtetues dhe joligjor, qëndroi në mbrojtje të kriminelit, kundër interesave të qytetarëve dhe vonë është të ketë drejtësi, për gjithçka do të ketë përgjegjës”, thuhet në reagim.
Në deklaratën e LSDM-së theksohet se politikanët si Gruevski dhe Ivanov tani i takojnë të kalaurës. /albeu.com/