Gjendja e vështirë ekonomike ka bërë që tregu të jetë i zbrazur edhe në prag të festave të fundvitit. Tregtarët shprehin pakënaqësi për shitjen e produkteve te tyre. Ata thonë se çmimet janë të pandryshuara, të volitshme, mirëpo konsumator ka shumë pak, madje vlerësojnë se asnjëherë nuk ka qenë kaq dobët.
“Ka disa gjëra janë më të shtrenjta si dhe ka nga ato më të lira,mirëpo qytetarët ankohen se nuk kanë mjete të mjaftueshme financiare,dikur blenin gjysmën tani marrin vetëm nga 30 kg”, ka deklaruar një shitës.
“Çmimet janë si gjithmonë,nuk janë as të ritura as të ulura por,shumë pak kemi punë”, tha një shitës.
Blerësit, nga ana tjetër, thonë se çmimet në treg nuk janë të shtrenjta. Janë të kënaqshme dhe ndër më të volitshmet në krahasim me vendet e tjera të shitjes. Megjithatë, gjendja ekonomike u pamundëson fuqi më të madhe blerëse.
“Çmimet janë të mira, janë të ulta, vetëm duhet të ketë para për të blerë”, tha një blerës.
“Çmimet e produkteve këtu në bit pazar janë çmime shumë reale,dhe të gjitha gjërat që shiten janë të freskëta. Unë vi nga Ferizaji për çdo javë marr këtu”, deklaroi një qytetar.
Edhe këtë vit, interesimi më i madh në prag të festave ishte kryesisht për pemë, ëmbëlsira dhe lëngje.
Medina Ajeti /SHENJA/