Lëvizja ekologjike “Për ajër të pastër” inicioi peticion për grumbullimin e nënshkrimeve në shenjë revolte ndaj injorimit të problemit të ndotjes së ajrit nga ana e institucioneve kompetente. Përmes një komunikate me shkrim nga kjo lëvizje kërkojnë që qeveria urgjentisht të sigurojë të dhënat e sakta mbi arsyet e ndotjes, me qëllim që të gjendet një zgjidhje efikase.
“Çdo ditë jemi dëshmitarë të numrit të madh të fëmijëve nga sëmundjet respiratore, ndërsa rastet e vdekjes nuk bëjnë përjashtim. Autoritetet e qytetit kanë prioritete më të mëdha nga ajo që të ju sigurojnë jetë të shëndetshme qytetarëve. Apelojmë deri te Qeveria, të shpalosen arsyet e ndotjes, me konstatim se ministria e Ambientit ende nuk ka dalë me të dhëna të sakta rreth shkaktarëve të ndotjes”, thonë nga Lëvizja për ajër të pastër. Qytetarët e anketuar nga Alsat shprehen të zhgënjyer nga institucionet. Ata kërkojnë masa urgjente për zgjidhjen e problemit.
“Shumë pengon, kur po merr frymë të dobëson. “Së tepërmi ka vetura , mirë është të bëhen
tek dhe çift”.
“Të zvogëlohet vozitja, të sigurohen më shumë autobusë që në vend se të voziten me vetura do të voziten me autobusë. Autoritete nuk po ndërmarrin hapa konkret, duhet diçka të ndërmerret se pastaj do të duhet vetëm me maska të ecim”.
“Na pengon shumë ndotja e ajrit, autoritetet asgjë nuk janë duke ndërmarrë. Më së miri do të
ishte veturat t’i bëjnë çift tek, do ishte zgjidhja më e mirë”.
“Pengon ajri i ndotur edhe atë shumë, gjithë kohës kemi kollitje, njerëz të sëmurë, të gjithë
spitalet të mbushur me njerëz të sëmurë, me grip”.
Aktivistë dhe qytetarë të shumtë mbrëmë protestuan në Shkup kundër ajrit të ndotur dhe mospërfilljes nga ana e autoriteteve mbi zgjidhjen e këtij problemi. Ata dolën me propozim të masave urgjente, si: vozitje çift dhe tek të makinave, transport publik falas dhe maska pa pagesë. Organizatorët e protestave paralajmëruan se pas festave do të protestojnë sërish.
Data 04.08.2025
Aktuale
- MPB ka filluar masat për identifikimin e personave që dyshohet se kanë bërë thirrje raciste anti-shqiptare në Kumanovë
- Unioni i Gazetarëve Shqiptarë dënon thirrjet raciste në Kumanovë, kritikon heshtjen e institucioneve dhe mediave maqedonase
- Çfarë ndodhi në rrugën e pazakontë të Karolinës së Veriut që tronditi banorët?!
- Një dekadë e turbulencave: Çfarë solli Gjykata Speciale për drejtësinë në Kosovë?
- Izraeli ka bllokuar hyrjen e 22,000 kamionëve me ndihma humanitare në Rripin e Gazës
- Pas një aksidenti me motoçikletë, ndërroi jetë biznesmeni Dushko Çifliganec
- Bushati për thirrjet anti-shqiptare: Heshtja e zyrtarëve që ishin dëshmitarë të kësaj “sale turpi”, është e papranueshme!
- Azizi: Hipokrizia ka kufij, Kumanova e di mirë që ishte BDI ajo që heshti kur duhej të fliste!