Mot i qëndrueshëm dhe i thatë me temperatura të mëngjesit nën zero priten prej nesër, të cilat në viset më të larta dhe në male do të zbresin edhe nën -15 gradë.
Temperaturat e mëngjesit sipas paralajmërimeve nga DPHM nesër do të lëvizin prej -12 në Mavrovë, -10 në Berovë, -8 në Kriva Pallankë, -6 në Tetovë, Prilep, Sveti Nikollë, -5 në Shkup, Ohër, Shtip dhe Strumicë, -4 në Demir Kapi dhe -2 në Gjevgjeli. Temperatura do të mbetet nën zero edhe gjatë ditës në Mavrovë -5 dhe Berovë -2 gradë.
Temperatura maksimale nesër do të arrijë deri 6 gradë në Gjevgjeli. Në Shkup do të jetë 3 gradë.
Për natën e Vitit të Ri moti do të jetë i kthjellët dhe shumë i ftohtë me temperaturë rreth -10 gradë.
Temperaturat ditore prej të dielës do të jenë në rritje të vogël dhe do të lëvizin prej 4 deri 9 gradë, të hënën prej 5 deri 10, të martën prej 6 deri 11 dhe të mërkurën prej 3 deri 9 gradë. Temperatura e mëngjesit të dielën do të lëvizë prej -14 deri -6, të hënën -12 deri -5, të martën prej -11 deri -4 dhe të mërkurën prej -8 deri 0 gradë Celsius.