“Sulmet e Gjorgje Ivanovit drejtuar shumicës së qytetarëve të cilët zgjodhën ndryshimet, drejtuar PSP-së, BE-së, NATO-s dhe gjithë bashkësisë ndërkombëtare, janë vazhdimësi e politikave të konfliktit të mentorit të tij Nikolla Gruevski. Ivanov është pjesë përbërëse e problemit që për dhjetë vjet po e zvarrit Maqedoninë mbrapa. Ai me faljet e paligjshme dhe anti-kushtetuese, u radhit në mbrojtje të krimit, kundër interesave të popullit dhe vonë është të arsyetohet, për gjithçka do të ketë përgjegjësi. Qytetarët e kuptuan se këta politikan joserioz, Gruevski dhe Ivanov, i rrezikuan interesat e qytetarëve dhe të shtetit dhe duan izolim të Maqedonisë për t’i shpëtuar kriminelët. Për këtë asrye qytetarët dolën në votime në mënyrë masovike dhe e dhanë porosinë se duan një Qeveri të re të përgjegjshme, institucione të qytetarëve dhe për jetë”, shkruan në komunikatën e LSDM-së.
Data 18.12.2025
Aktuale
- Karaxhov: Deri në vitin 2028, tuneli hekurudhor ndërkufitar midis Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut duhet të jetë gati
- (VIDEO) Rikonstruohet ambulanca në fshatin Haraçinë
- Fiona Papajorgji zgjidhet kryetare e Gjykatës Kushtetuese, zëvendëson Holta Zaçajn
- (VIDEO) Aktivistët bëjnë thirrje të mos përdoren fishekzjarrët për Vitin e Ri
- Merret nën procedim për mashtrim çifti nga kryeqyteti, morën dy makina me qira dhe s’ia kthyen më pronarit
- (VIDEO) Komuna e Gazi Babës rrënon një objekt pa leje në Ingjikovë
- Ish-presidenti dëshmoi sot për “21 Janarin” në SPAK, avokati Cakrani zbulon se çfarë rrëfeu Ilir Meta: Skenar dhe për vrasje, shërbimet e huaja informuan se…
- Siljanovska-Davkova: Ligji për faljen është jofunksional

