Pas dhjetë ditë takimi me kryeministrin shqiptarë Edi Rama, liderët politik shqiptarë në Maqedoni pritet të udhëtojnë përsëri në Tiranë për një takim me Edi Ramën.
Ndërkohë që në anën tjetër mediat shqiptare atje theksojnë se me këtë rast Rama liderëve shqiptarë do ju ofrojë një dokument me platformë dhe kërkesa të cilat duhet partitë shqiptare ta shtrojnë në tavolinën e bisedimeve me palën maqedonase.
Sipas mediave atje, kryeministri Rama sot duhet të takohet me Ahmetin, Kasamin, Selën dhe Thaçin.