Është normalizuar komunikacioni në rrugën magjistrale A3 ‘Resnjë-Manastir-Prilep’, te lagjja Bair, njofton AIM nga LAMM.
Komunikacioni ka qenë i ndërprerë prej mbrëmë nga ora 18:10 për shkak të bllokimit nga ana e komunitetit rom.
**********
Vazhdon të mbetet i bllokuar aksi rrugor Resnjë-Prilep
Aksi rrugor A3 nga Resnja përmes Manastirit drejt Prilepit afër Bairit është në ndërprerje nga dita e djeshme, prej orës 18:10.
Ndërprerja është përshkak bllokimit nga ana e komunitetit rom, kurse komunikacioni po drejtohet drejt Manastirit.