Komisioni shtetëror i zgjedhjeve ua dorëzoi certifikatat e mandateve për deputet përfaqësuesve të gjashtë partive të ardhshme parlamentare.
KSHZ-ja njëkohësisht njoftoi se e ka dorëzuar raportin e zgjedhjeve në Kuvend pas çka pritet konvokimi i Kuvendit që nuk duhet vonuar më shumë se 31 dhjetor në mesnatë.
“Raporti për realizimin e zgjedhjeve, është miratuar nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor, dhe i njëjtë gjatë ditës së sodit do t’i dorëzohet Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Për të mos e dorëzuar raportin vecmas deri tek të gjitha institucionet tjera, KSHZ-ja vendosi që të njëjtin ta publikojë në faqen e internetit të KSHZ-së”, ka deklaruar kryetari I KSHZ-së, Aleksandar Çiçakovski.
Përfaqësuesi i LSDM së Stefan Bogov i bëri thirrje kryetarit në ikje të Parlamentit që sa më shpejtë të konvokojë Parlamentin në interes të kapërcimit të krizës dhe formimit të Qeverisë.
“Qëndrimi ynë është që sa më shpejtë të mbahet seanca konstituive e Kuvendit, në mënyrë që sa më shpejtë të mund të formohet Qeveria e re e Republikës së Maqedonisë, pasi siç e patë, qytetarët votuan për ndryshime dhe presin ndryshime”, tha Stefan Bogov nga LSDM.
Arbër Ademi nga BDI e përshëndeti siç e quajti procesin e drejtë dhe demokratik të zgjedhjeve dhe institucionet që dhanë kontribut për të.
“Neve si politikanë, si parti politike por edhe deputetët të cilët sot morrën edhe qertifikatat u mbetet që të japin kontributin e tyre më tej në drejtim të zgjidhjes së krizës politike në drejtim dhe në orientim të përmbushjes së proceseve reformuese të cilat për shkak të krizës politike edhe dinamika e këtyre procesece reformuese stagnoi, në mënyrë që vendi të kthehet në rrugën e vet për t’u bërë pjesë e strukturave euroatlantike”, deklaroi Arbër Ademi, BDI.
Pas dorëzimit të certifikatave, pritet që Kuvendi ta kumtojë datën e mbajtjes të Seancës konstituive, e cila duhet të konvokohet më vonë deri të shtunën, 31 dhjetor, në mesnatë. Seancën konstituive sipas paralajmërimeve, do ta konvokojë dhe me të do të udhëheq kryetari i Kuvendit në largim Trajko Veljanovski. Nuk ka informacione nëse në seancën e njëjtë do të zgjidhen kryetari dhe zëvendëskryetarët e Kuvendit apo vetëm do të verifikohen mandatet e deputetëve. Përbërja e nëntë e parlamentit të Maqedonisë do ketë 120 deputetë. Kësaj here nuk ka deputet nga diaspora për shkak të numrit të pamjaftueshëm të votave. Më shumë mandate fitoi Koalicioni i udhëhequr nga VMRODPMNE 51, Koalicioni i udhëhequr nga LSDM ka 49 mandate, BDI10, BESA 5, Aleanca për Shqiptarët 3 dhe PDSH 2. Presidenti i Republikës së Maqedonisë është i obliguar në afat prej dhjetë ditëve nga konstituimi i Kuvendit mandatin për krijimin e Qeverisë t’ia besoj ndonjë kandidati të partisë, gjegjësisht partive që kanë shumicë në Kuvend. Mandatari në afat prej 20 ditëve nga dita e besimit të mandatit, Kuvendit i parashtron program dhe e propozon krijimin e Qeverisë. Qeveria në propozim të mandatarit dhe në bazë të programit, e zgjedh Kuvendin me shumicë të votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve.
Ferikan Iljazi /SHENJA/