Numri i punëtorëve në industri në nëntor të vitit 2016, në krahasim me nëntorin e vitit të kaluar, është më i vogël për 0,9 për qind, njoftoi Enti Shtetëror për Statistikë.
Numri i punëtorëve në sektorin e Minierave dhe nxjerrjes së gurit shënon rritje prej 3.4 për qind në sektorin e Industrisë së përpunimit ka ulje prej 1.3 për qind ndërsa në sektorin e Furnizimit me energji elektrike, gaz, avull dhe kondicionerë rritje 0,5 për qind.
Sipas grupeve kryesore industriale, numri i punëtorëve në industri në nëntor të vitit 2016, në krahasim me nëntorin e vitit 2015 shënon rënie te Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 0.9 për qind dhe Prodhime të paqëndrueshme për konsum të gjerë për 3,1 për qind ndërsa rritje shënon te Energjia për 3.1 për qind. Prodhimet e kapitalit për 4,2 për qind dhe Prodhimet e qëndrueshme për konsum të gjerë për 5,1 për qind.
Numri i punëtorëve në industri në periudhën janar-nëntor të vitit 2016, në krahasim me periudhën janar-nëntor 2015, është më i madh për 0,2 për qind.
Data 12.02.2025
Aktuale
- Çka po ndodh me Lelën, nuk do ta njihni!
- E mira dhe e keqja më e madhe e Kosovës është Albin Kurti
- Strategu i Trump në krye të fushatës së PD, sa është paguar LaCivita dhe kush e solli në Shqipëri? Përgjigjet Alfred Lela
- Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre
- Taravari: Nuk kemi dhënë asnjë denarë për vizitën në SHBA
- Ekspertët e sigurisë ngritin alarmin: KQZ-së i është infektuar faqja nga malware që vjedh të dhënat
- Ramadani: Hajvana nuk ishte gaf e as ofendim (Video)
- Fetai: Raporti i Transparency International është rezultat i qeverisjes kriminale të LSDM-së dhe BDI-së