Në paraqitjen e parë pas debaklit zgjedhor ët BDI-së më 11 dhjetor, kur kjo parti mori 70 mijë vota më pak se në vitin 2014, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti është treguar mjaft i ndjeshëm ndaj një pyetje të parashtruar lidhur me dorëheqjen e tij, transmeton Gazeta Lajm.
Lideri të cilit nuk ia mbushën mendjen të largohet nga Qeveria as lotët e familjarëve të Sopotit, as të vrarëve në Radushë, as të Rastit Monstra, as të Grupit të Kumanovës, liderit i cili qëndroi trimërisht dhe stoikisht përkrah Gruevskit edhe pas ofendimeve ndaj shqiptarëve në Enciklopedinë e Akademisë Maqedonase, tani tregohet tejet senzitiv ndaj një pyetje të vetme: A jeni të vetëdijshëm se duhet të reflektoni për këtë situatë?
Pyetja i është parashtruar në emisionin “200” në Alsat-M. Përgjigjen e Ahmetit, ku shprehet i ofenduar nga kjo pyetje, mund ta përcillni nga minuta e 54-të në videon e më poshtme.
https://m.youtube.com/watch?v=HmVEGDmgND8