Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka pritur në selinë e partisë në Tetovë Ambasadorin e Suedisë në Maqedoni, z. Mats Stafanson.
Lideri i BDIsë Ahmeti dhe Ambasadori Stafanson bashkëbiseduan rreth zhvillimeve paszgjedhore në Maqedoni dhe prioritetet e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe të vendit.
Kryetari i BDIsë Ahmeti shtjelloi qëndrimet programore të BDI duke thënë se barazia në vend e bën shoqërinë më të qēndrueshme, ndërsa përgjegjësinë për zgjidhjen e çështjes së emrit, integrimin, reformat, marrëdhëniet e mira ndëretnike duhet të marrin përsipër të gjithë.
Z. Ahmeti nënvizoi se BDI është e fokusuar në bashkëpunimin me partitë parlamentare shqiptare rreth platformës së përbashkët kombëtare, ndërsa për momentin nuk zhvillon bisedime për koalicion qeverisës as me VMROnë e as me LSDMnë, por dialogun e vetëm që po realizon BDI është me komunitetin ndërkombëtar dhe partitë shqiptare.
Kryetari Ahmeti dhe Ambasadori Stafanson diskutuan edhe për zhvillimet gjepolitike rajonale dhe globale si dhe ndikimin e tyre mbi Maqedoninë.
Data 27.12.2025
Aktuale
- Familjarët e viktimave të Koçanit marshuan sërish duke kërkuar drejtësi
- Mbi 10 mijë qytetarë turq kanë kërkuar shtetësi maqedonase
- Kostovski: BDI dhe VLEN në Butel votuan kundër ndërtimit dhe zhvillimit të komunës
- Tensionet diplomatike brenda administratës amerikane: Një luftë për qasjen ndaj Ukrainës
- Dy bllokada katërorëshe në vendkalimin kufitar Evzoni drejt vendit tonë
- VLEN: Mos lësho pe
- Aksident i rëndë në aksin Qafë Plloçë-Pogradec, makina përplas një person me biçikletë
- Ademi: Gjykata kushtetuese po vepron me qasje majorizuese

