Mbetet e papërfunduar linja e re e ujësjellësit të Zajazit, një projekt kapital që u premtua pothuajse në çdo fushatë parazgjedhore nga autoritetet qeverisëse. Për herë të fundit ky projekt ishte premtuar nga përfaqësuesit e BDI-së në fushatën parazgjedhore të zgjedhjeve të vitit 2014 se do të jetë gati në vitin 2015, por as sot e kësaj dite nuk ka përfunduar gjë, shkruan Portalb.mk.
Banorët e vendbanimeve të Zajazit shprehen të revoltuar dhe të lënë pas dore. Ata thonë se mungesën e ujit të pijshëm e ndjejnë së tepërmi, veçanërisht gjatë stinës së verës kur temperaturat janë të papërballueshme.
“Sasia e ujit është aty, por duhet të shkohet lartë të punohet dhe të kontrollohet“, shprehet një banor i Zajazit.
“Është një gjë që i duhet gjithkujt çdo ditë. Zgjohem në mëngjes, duhet të pastrohem, të rregullohem ndërsa ujë s’ka. E mos të flasim më për nevoja të tjera. Thuhet se do të rregullohet diçka, po punohet. Presim, çfarë t’bëjmë“, shprehet për Portalb.mk, H.H, banore e Zajazit.
Madje, Portalb.mk rikujton se punimet për ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit në Zajaz kishin filluar që nga viti 2011.
“Me këtë projekt ne dëshmojmë se ndaj këtyre problemeve kemi një qasje serioze duke materializuar njëherit edhe premtimet që dalin nga programi i BDI-së“, kishte deklaruar Ahmeti më 20.08.2011, gjatë përurimit të fillimit të punimeve në Zajaz.
Por edhe viti 2016 nuk ndryshoi gjë. Kryetari i Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, në prill të këtij viti kishte deklaruar se punët kanë arritur afër përfundimit dhe shumë shpejtë Zajazi do të furnizohet me ujësjellësin e shumëpritur.
Së fundi, nga Komuna e Kërçovës në një prononcim për Portalb.mk deklaruan se deri më tani në Zajaz ka përfunduar vetëm rrjeti primar i sistemit të ujësjellësit rajonal.
“Rrjeti primar i sistemit të ujësjellësit rajonal në Zajaz ka përfunduar. Në rrjedhë janë aktivitetet ndërtimore për ndërtimin e rrjeteve sekondare nëpër disa vendbanime të kësaj ane”, deklarojnë nga Komuna e Kërçovës.
Rabie Abazi/Portalb.mk
Data 08.06.2025
Aktuale
- Shqipëria nuk ia del në “Air Albania”, Serbia merr një pikë
- Adoleshenti 14-vjeçar bie nga kati i gjashtë i pallatit! Detajet e para
- Festa e Kurban Bajramit: OKH Merhamet dhe ShK “Vizioni M” shpërndajnë 5 mijë dhurata për fëmijë në gjithë territorin e RMV-së
- Krenaria e Kosovës: Ushtarakët shqiptarë arrijnë sukses të jashtëzakonshëm në SHBA
- Google prezanton revolucionin e kërkimit me AI: Një përvojë krejt e re
- Tifozat Kuq e Zi kanë një mesazh të rëndësishëm para ndeshjes
- Toshkovski: Ajo që po ndodh me procesin evropian është më shumë se sa ngecje, është një padrejtësi
- A kërkojnë demokratët largimin e kreut të PD-së pas humbjes në zgjedhje? Përgjigjet Paloka: Berisha është njeriu që e mori partinë nga humnera dhe e ngriti! Unë lodhesha duke e parë të…