Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisioni 200 në Alsat-M ka deklaruar se bën politikë pasi e vlerëson se ju duhet shqiptarëve dhe se mendon të ju jap më shumë të drejta shqiptarëve.
”Kundërshtarët e mi edhe po të kishin lindur edhe një herë nuk do ta kishin arritur atë që e bëra unë. Unë kam shkatërruar një perandori, unë kam përmbys një Jugosllavi. Natyrisht unë me shokët e mi. Se trimi i mirë është me shokë shumë.” tha mes tjerash Ahmeti.