Hulumtimi i para do kohësh i Qendrës Hulumtuese Amerikane Pju, që ka shfrytëzuar të dhëna nga viti 2015 nga KB tregoi se 9 shtete kanë humbur të pestën ose më shumë nga popullata, transmeton TetovaSot.
Një e treta e të lindurve në Bosnje dhe Hercegovinë për shembull tani janë në mërgim, përderisa 28 % e shqiptarëve dhe banorëve të Xhamajkës njashtu e kanë lëshuar vendin e tre amë. Në Ermeni një e katërta e të lindurve në vitin 2015 kanë jetuar jashtë vendit.
Ky studim e vendos Maqedoninë në listën e shteteve ku çdo i pesti banor është shpërngulur nga shteti, së bashku me shtetet si Kazakistani, Siria, Trinidad dhe Tobago dhe Portugalia.
Hulumtimi i mëtutjeshëm i Pju ka treguar se arsyeja e shpërnguljes është e dukshme: konflikti ose kërcënimi fizik. Shumica e të lindurve në Bosnje dhe Hercegovinë e kanë lëshuar vendin në vitet e 90-ta duke ikur nga lufta. Atëherë rreth 30 % ose 1.65 milion qytetar e kanë lëshuar vendin.
Gjatë viteve të fundit ka edhe ekzoduse tjera: 22 përqind ( ose 5 milion ) sirian e kanë lëshuar vendin nga viti 2011 e këndej që koincidon me nisjen e luftës qytetare.
Të tjerët e kanë lëshuar vendin në kërkimin e kushteve më të mira ekonomike.
Pju Qendra ka vërtetuar se edhe kush janë destinacionet kryesore të shumicës së emigrantëve.
Në rastin me Kazakistanin, 63 përqind e emigrantëve në vitin 2015 kanë jetuar në Rusinë fqinje, përderisa 83 përqind nga emigrantët nga Xhamajka kanë ikur për në SHBA dhe Britani.
Edhe shumica e banorëve të Portugalisë qëndrim kanë gjetur në SHBA dhe në Brazil.
Raporti tregon se emigrimi ka një efekt të rëndësishëm demografik mbi shtetet. Për shembull, Shqipërinë e kanë lëshuar shumë të rinj, përderisa Trinidad dhe Tobago kuadro të kualifikuara lartë.
Në disa raste, emigrimi midis grupeve të caktuara mund të nxis disbalancë serioz demografik, si plakjen e popullatës dhe krijon probleme edhe në numrin e kuadrit të kualifikuar në ato vende.
Ky hulumtim është fokusuar në vendet me pjesën më të madhe të shpërngulurve sipas numrit të popullatës.
Por, asnjëra prej tyre nuk është në listën prej ku ka numrin më të madh të emigrantëve.
Në atë listë e para është India (15.6 milion emigrant), Meksiko (12.3 milion ), Rusia (10.6 milion), Kina (9.6 milion) dhe Bangladeshi (7.2 milion).
Data 02.08.2025
Aktuale
- Plagosja e 48-vjeçares nga i biri, zbardhen detaje të reja! I riu kishte përfunduar studimet e larta dhe ishte pa punë, e ëma drejtoreshë shkolle
- Parada që shqetësoi Vuçiçin dhe ekspozoi heshtjen e Rames
- Ishte në arrati prej dy vitesh dhe kishte ndërruar emrin, arrestohet në Itali 28-vjeçari shqiptar
- YouTube po rreth 7 sekonda: Si sharjet tani bëhen pjesë e monetizimit të plotë
- Blerant Ramadani dhe Iljaz Vejseli bashkë për të ardhmen e komunës së Sarajit
- Nikolloski: Shumë heronj dhanë jetën për lirinë e Maqedonisë
- “Mbi 18 mijë fëmijë janë vrarë në Gaza”/ UNICEF publikon shifrat alarmante: Bota nuk mund të heshtë
- Bruksel, hyjnë sot në fuqi regullat e reja të transparencës për modelet e IA-së ChatGPT dhe Gemini