Deri në fund të kësaj jave pritet të mbahet seanca konstituive e përbërjes së re parlamentare, ndërsa Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, nesër deri te Kuvendi do ta dorëzojë Raportin për rezultatet nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2016 dhe mandatet e fituara. Seancën konstituive e konvokon kryetari i Kuvendit nga përbërja paraprake, ose deputeti më i vjetër me përvojë në Kuvend më së voni 20 ditë pas zgjedhjeve të mbajtura. Në qoftë se brenda 20 ditëve nuk thirret seanca konstituive, atëherë në ditën e 21 deputetët vetë mblidhen dhe e konstituojnë Kuvendin. Siç qëndron në nenin 9 nga Rregullorja për punë e Kuvendit të RM-së, deputeti i cili e ka konvokuar seancën e parë, udhëheq me seancën kuvendore, derisa kryetari i sapozgjedhur ose njëri nga nënkryetarët nuk e merr detyrën. Kryesuesi me seancën e parë emëron dy nga deputetët e zgjedhur të cilët sipas nevojës e zëvendësojnë në udhëheqjen me seancën, pastaj me thirrje të deputetëve e konfirmon numrin e deputetëve të zgjedhur prezent. Kusht për konstituimin e Kuvendit është prezensa në seancë e shumicës së deputetëve të zgjedhur. Pas konfirmimit të kuorumit, zgjidhet kryetari dhe anëtarët e Komisionit për verifikim të Kuvendit. Mandatin e deputetëve Kuvendi e verifikon në seancë konstituive me propozim të Komisionit për verifikim, të cilin e zgjedh Kuvendi në seancë konstituive, me propozim të kryesuesit. Këtë komision e përbëjnë kryetari dhe katër anëtarë nga radhët e deputetëve të partive të ndryshme politike të përfaqësuara në Kuvend. Në bazë të raportit të KSHZsë për zgjedhjen e çdo deputeti, Komisioni për verifikim Kuvendit i dorëzon raport me shkrim me propozim për verifikim të mandatit për çdo deputet veçmas. Kuvendi e shqyrton dhe voton në tërësi pas raportit të Komisionit verifikues. 10 ditë pas konstituimit të Kuvendit, presidenti i shtetit duhet të që ti jep mandatin për formimin e Qeverisë së re kryetarit të partisë ose koalicionit që ka fituar më shumë mandate në zgjedhjet e 11 dhjetorit. I njëjti ka afat prej 20 ditëve që Kuvendit t’i propozojë programin për punën e Qeverisë dhe përbërjen e kabinetit të ri qeveritarë. Nëse brenda këtij afati nuk arrin që mandatari i parë të formojë Qeverinë atëherë mandate i jepet kryetarit të partisë ose koalicionit të dytë me radhë për nga numri i deputetëve, e kështu me radhë. Qeveria dhe programi për punën e Qeverisë miratohen me shumicën e votave të deputetëve të zgjedhur në Kuvend.
Data 02.07.2025
Aktuale
- 32 vjeçari nga Gostivari rrihet nga një shtetas shqiptar
- Mbi 600 persona vazhdojnë të mbeten fantomë, Limani: Kjo çështje është hapur në Qeveri, po kërkohet zgjidhje
- Mickoski: Hedhë poshtë çdo konkluzion rreth “botës serbe” në vendin tonë
- Gjykata merr vendimin për babain që abuzoi s*ksualisht me vajzën 12-vjeçare
- E mashtroi se do t’ia punësojë djalin në MPB dhe i mori 22.500 euro, kallëzim penal ndaj një 43-vjeçare nga Manastiri
- BDI: Qeveria po largon miqtë e sinqertë dhe e zhvendos Maqedoninë nga rruga evropiane
- Zbardhet formulari për pension italian! Çfarë duhet të dini për të përfituar sipas marrëveshjes Shqipëri-Itali
- Mbahet konferenca ‘Media Talk Day’, një hap i rëndësishëm për edukimin medial dhe luftimin e dezinformimit gjinor në Kosovë