VMRO-DPMNE si parti politike do të vazhdoje në koordinim me të gjitha institucionet që të kërkoje zgjidhje për ndotjen e ajrit në Shkup, si dhe në të gjithë qytetet tjera ku tregojnë vlerat jashtë prej të lejuarës, thuan nga partia.
Ndotja e ajrit është temë shumë serioze për marketing ditor politik dhe është e pahijshme që LSDM-ja të japin deklarata paushall dhe propozime për zgjidhje, pa asnjë dëshmi dhe tregues për efektet eventuale, reaguan nga VMRO-DPMNE-ja ndaj LSDM-së.
“Me të vërtet është qesharake që LSDM të flasin për përgjegjësinë e ndotjes kur në kohën kur ata ishin në pushtet në nivel shtetëror dhe qendror, jo vetëm që nuk bënë, por përkundrazi edhe kanë sjell disa vendime pasojat e të cilave edhe sot po ndjehen.
Është interesante që LSDM-ja po jep propozime që kanë të bëjnë me transportin publik në Shkup, ndërsa nëse marrim parasysh se në çfarë gjendje e sollën të njëjtën. NTP si ndërmarrje ishte para një kolapsi financiar, ndërsa autobusët ishin 40 vite të vjetra, të cilët e ndotshin ajrin dhe vazhdimisht ishin të rrënuara”, thuhet ndërmjet tjerash në reagimin e VMRO-DPMNE-së.
Data 21.09.2025
Aktuale
- Gjykata e Lartë merr në shqyrtim denoncimin e Fredi Belerit ndaj Olta Xhaçkës dhe bashkëshortit të saj. Çfarë mund të ndodhë me deputeten e PS
- BDI: Shqiptarët i zgjedhin vetë përfaqësuesit e tyre, VLEN është instrument në duart e Mickoskit
- Britania e Madhe, Kanadaja dhe Australia e njohin shtetin palestinezë
- (VIDEO) Osmani: Nuk do lejojmë që shqiptarët të bëhen monedhë e tregtisë! Mexhiti: Osmani e ka mendjen te qeveria
- Siljanovska do të marrë pjesë në Asamblenë e 80-të të Kombeve të Bashkuara
- Drejtori i Kadastrës: Ia morëm licencën 5 firmave gjeodezike
- Mickoski: Bëjmë plane për ditën pas zgjedhjeve, fitues do të jetë koalicioni i VMRO-së
- Mucunski uron Spiropalin për emërimin si ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë