Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka takuar sot në selinë e partisë në Tetovë Ambasadorin e Holandës në Maqedoni, z. Vauter Pllomp.
Kryetari Ahmeti dhe Ambasadori Holandez shkëmbyen opinione për situatën e krijuar zhvillimeve pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit dhe të ardhmën e vendit.
Kryetari i BDIsë Ahmeti theksoi se BDI është duke analizuar me shumë kujdes situatën dhe është e vetëdishme për vendimet e vështira që duhet të mirren në të ardhmën e afërt duke marrë parasysh të gjitha rrethanat e krijuara.
Lideri i BDIsë Ahmeti theksoi se barazia gjuhësore, reforma sistemore, barazia ekonomike dhe integrimi mbeten prioritete, por edhe transparenca e proceseve gjyqësore të cilat kanë rezultuar me dilema në opinion.
BDI është e përkushtuar në realizimin e programit të vet politik në përputhje me pritshmërite e qytetarëve në këto kohëra të vështira dhe sfiduese.
Z. Ahmeti foli edhe për nevojën e përpilimit dhe miratimit të një platforme të përbashkët politike të partive parlamentare shqiptare dhe BDI mbetet e përkushtar dhe e hapur tërësisht për të arritur sukses në këtë iniciativë jashtëzakonisht të rëndësishme.
Data 16.10.2025
Aktuale
- Ahmeti paralajmëron edhe në Shkup protestë për çlirimtarët: Organizimi, çështje kohësh
- Prokuroria e RMV-së pranon ankesën e komunitetit boshnjak ndaj Stoilkoviqit për “tallje me viktimat e Srebrenicës”
- Lista Serbe sfidon Kuvendin dhe rrezikon formimin e Qeverisë së re
- NTP mund të mbetet pa gaz, do të ketë vonesa dhe ndryshime në orarin e autobusëve
- Tragjedi në kantier ndërtimi! 36-vjeçari bie nga lartësia dhe humb jetën, ra në vendin ku do të vendosej ashensori
- “E doja, por e meritoi!”- Shqiptari që vrau me thikë bashkëshorten dënohet me burg përjetë! Dëshmitë tronditëse të vajzës dhe vëllait të viktimës
- Prej nesër në mesnatë fillon heshtja zgjedhore
- (VIDEO) Osmani: Kjo Qeveri bie më 19 tetori, Mexhiti: Na duhen zgjidhje dhe jo zgjedhje