SHKUP (AA) – Ambasada e Turqisë ka ngritur padi në Prokurorinë kompetente ndaj personit E. A., i cili posedon edhe shtetësinë e Maqedonisë, për fyerje ndaj Turqisë dhe presidentit Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën me shkrim nga Ambasadë e Turqisë në Shkup thuhet se “Personi E. A. i cili posedon shtetësinë e Maqedonisë dhe Turqisë, në llogarinë e tij në median sociale ka përdorur shprehje që dëmton reputacionin e Turqisë dhe presidentit Erdoğan”.
Në deklaratë thuhet se ndaj personit në fjalë është ngritur padi për përdorim fjalësh “përqeshëse”, “fyese” dhe “të papërshtatshme” ndaj Turqisë dhe presidentit Erdoğan.
“Duke i marrë parasysh edhe marrëdhëniet e afërta dypalëshe mes Maqedonisë dhe Turqisë, i propozojmë Prokurorisë kompetente të dënohet i dyshuari ndaj të cilit është ngritur padia”, thuhet më tej në deklaratë.
Ndërkaq, ambasadorja e Turqisë në Shkup Tülin Erkal Kara në deklaratën e saj në lidhje me këtë çështje tha: “Prokurorët e nderuar të shtetit mik dhe vëllazëror, Maqedonisë, njëlloj sikur për vendin e tyre, edhe ndaj fyesve të udhëheqësve të shtetit tonë kanë hapur proces gjyqësor pas ankesës sonë”.
Kara theksoi se avokatët e ambasadës do ta ndjekin nga afër procesin gjyqësor. “Jemi të bindur se personi në fjalë do ta marrë dënimin e merituar. Njoftimi në lidhje me këtë proces bëhet me qëllim që tani e tutje t’i paralajmërojmë autorët potencialë të këtij lloji të paturpësive”, u shpreh më tej ambasadorja Kara.
Data 31.12.2025
Aktuale
- E tmerrshme në Pogradec, i moshuari përdhunon dhe e lë shtatzënë 12-vjeçaren
- Kaliqi: Interesimi për gazetari në rënie, rrezikohen mbyllja e disa programeve universitare
- Prodhimi industrial deri në nëntor u rrit për 1,9 krahasuar me vitin e kaluar
- Nazarko: Fitorja e Kurtit ishte e jashtëzakonshme, kishte kundër SHBA, BE, oligarkët dhe ftohtësinë e Shqipërisë
- Vetëdija në skajin e kohës: Kiameti në epokën e transhumanizmit dhe antropoteizmit
- Doli nga shtypi libri “Makalat” të autorit Haxhi Veli Bektashi të botuar nga Fondacioni “ALSAR”
- Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj 21 personave për masakrën e Reçakut
- Tregu i dytë bamirës i festave i organizuar nga punonjësit e EVN Maqedoni

