Një banor i vëmendshëm gjerman, ka thirrë urgjentisht policinë gjermane, pasi ka vërejtur dy persona të dyshimtë duke u shtëitur në afërsi të zonës. Sipas alarmuesit të policisë, këta dy persona kanë qenë të veshur me rrobe të errëta dhe kanë vëzhguar shtëpitë në zonën përreth. Një patrullë policore menjëherë ka arritur në vendin e ngjarjes dhe i ka takuar personat në fjalë, duke i legjitimuar.
Që të dy personat, të cilët kanë qenë nga Maqedonia, kanë pohuar se janë duke banuar në një hotel në afërsi, gjë që edhe është konfirmuar nga policia, përcjellë „Shtegu.com“. Gjithashtu është vërtetuar se shtetasit maqedonas janë të punësuar në një sipërmarrje dhe për shkak të festave të fundvitit dhe monotonisë që i kishte kapluar, ata kishin dalë për ta humbur kohën. Gjatë gjithë kontrollit ndaj tyre, nuk është hasur në ndonjë provë për ndonjë vepër penale të kryer nga ta. Policia nga Edenkobeni i Gjermanisë, edhe më tej i lutë të gjithë banorët që rastet e dyshimta të paraqiten në polici, në mënyrë që të parandalohen vepra të ndryshme penale.
Data 02.11.2025
Aktuale
- Numërohen afër 70% të votave në Bërvenicë, prin bindshëm Haqim Ramadani
- Sulejmani: Procesi i votimit u zhvillua në mënyrë të qetë dhe demokratike
- FOTO/ Trafik i rënduar në akset që lidhin Juglindjen me Tiranën, radhë kilometrike në Librazhd–Elbasan–Tuneli i Kërrabës
- Arbër Ademi nga AKI: Këto zgjedhje ishin më shumë se lokale
- Komunat me daljen më të lartë dhe më të ulët të votuesve deri në orën 17:00
- Përfundon votimi për rrethinë e dytë të zgjedhjeve lokale
- KSHZ: Deri në ora 17:00, dalja e votuesve është 39,28%
- Aksident i trefishtë në aksin Strum-Roskovec, ndërron jetë në vendngjarje 33-vjeçari

