Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, nesër deri te Kuvendi do ta dorëzojë Raportin për rezultatet nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2016 dhe mandatet e fituara, pas çka pritet të caktohet data e konstituimit të përbërjes së re të Parlamentit. Seancën konstituive e konvokon kryetari i Kuvendit nga përbërja paraprake, më së voni 20 ditë pas zgjedhjeve të mbajtura. Në qoftë se nuk caktohet seancë konstituive në afatin e paraparë, deputetët vetë mblidhen dhe e konstituojnë Kuvendin në ditën e 21të nga dita e përfundimit të zgjedhjeve. Seancën e konvokon deputeti i zgjedhur më i vjetër sipas moshës, ndërsa nëse edhe ai refuzon ta konvokoj, kjo e drejtë i kalon deputetit tjetër me radhë të zgjedhur, e deri tek deputeti i zgjedhur i cili do të dakordohet ta konvokoj seancën e parë. Siç qëndron në nenin 9 nga Rregullorja për punë e Kuvendit të RMsë, deputeti i cili e ka konvokuar seancën e parë, udhëheq me seancën kuvendore, derisa kryetari i sapozgjedhur ose njëri nga nënkryetarët nuk e merr detyrën. Kuvendi mund të konstituohet nëse në seancë marrin pjesë shumica e deputetëve të zgjedhur, ndërsa pasi që të konfirmohet kuorumi, zgjidhet kryetari dhe anëtarët e Komisionit për verifikim të Kuvendit. Kuvendi mund ta anulojë verifikimin e mandatit të ndonjë deputeti dhe me konkluzion të kërkojë që Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve t’i përfundojë shqyrtimet e nevojshme, për shkak të verifikimit të ligjshmërisë dhe rregullshmërisë së zgjedhjes së realizuar dhe në afat prej 30 ditëve për këtë ta njoftojë Kuvendin.
Data 02.08.2025
Aktuale
- Plagosja e 48-vjeçares nga i biri, zbardhen detaje të reja! I riu kishte përfunduar studimet e larta dhe ishte pa punë, e ëma drejtoreshë shkolle
- Parada që shqetësoi Vuçiçin dhe ekspozoi heshtjen e Rames
- Ishte në arrati prej dy vitesh dhe kishte ndërruar emrin, arrestohet në Itali 28-vjeçari shqiptar
- YouTube po rreth 7 sekonda: Si sharjet tani bëhen pjesë e monetizimit të plotë
- Blerant Ramadani dhe Iljaz Vejseli bashkë për të ardhmen e komunës së Sarajit
- Nikolloski: Shumë heronj dhanë jetën për lirinë e Maqedonisë
- “Mbi 18 mijë fëmijë janë vrarë në Gaza”/ UNICEF publikon shifrat alarmante: Bota nuk mund të heshtë
- Bruksel, hyjnë sot në fuqi regullat e reja të transparencës për modelet e IA-së ChatGPT dhe Gemini