
Shefi i kabinetit të të liderit të BDI-së ka dërguar akuza të ashpra ndaj Lëvizjes BESA. Ai në një postim të tij në facebook, ka thënë se partia e tij është në rrugë të mbarë por se opozita e drejtuar nga BESA, po e pengon.
Ja postimi i plotë:
Kur Ali Ahmeti i ftoi që të bashkohen para zgjedhjeve në mënyrë që mos të humbasin shqiptarët, ishin po ato që bën çmos që ta përçajnë opozitën dhe ti dobësojnë shqiptarët në zgjedhjet e 11 dhjetorit.
Sot, kur po bëhen përpjekje për të arritur deri tek një platformë e përbashkët kombëtare, po këta, bashkë me telallët e tyre mediatik, janë çuar në këmbë për të gjetur mënyrë që ta ndalojnë edhe këtë unifikim programor.
Cilit dreq po i shërbeni?! Skenarin e kujt të zi dhe në dëm të shqiptarëve po e zbatoni?!