Komisioni Evropian nuk do të uroj fituesin në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni, por këtë do ta bëj pasi që zgjidhet qeveria e re dhe kryeministri i ri. Kështu ka deklaruar zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiç për agjencinë e lajmeve MIA.
“Ju lutem ta keni parasysh se urimet tradicionalisht dërgohen kur qeveria dhe kryeministri do të zgjidhen”
Në të njëjtën kohë ajo në emër të Komisionit Evropian ka përsëritur komunikatën e përfaqësuese së lartë për politik të jashtme Federica Mogerini dhe komisarit për zgjerim Johanes Hahn, në të cilën theksohet se zgjedhjet në Maqedoni janë mbajtur “në mënyrë të qetë dhe të rregullt”.
“Zgjedhjet japin mundësi që vendi të ripërtërij kapacitetin demokratik, dialogun konstruktiv dhe bashkimin për qëllimin e përbashkët integrimi euroatlantik. Me padurim presim formimin e kuvendit dhe qeverisë së re, si dhe implementimin e reformave për zgjidhjen sistematike të sundimit të drejtësisë”, thuhej në deklaratën e KE-së.
Po ashtu dyshja e KE-së, për Ballkanin Perëndimor, në reagimin e përbashkët për zgjedhjet në Maqedoni kanë potencuar se “qeveria dhe opozita duhet të vazhdojnë me zbatimin e plotë të marrëveshjeve politike, përfshirë përkrahjen për punën e Prokurorit Special”.