Gjatë natës dhe mëngjesit moti ishte i kthjellët dhe kryesisht i qetë. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell, me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë të dobët veriore. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 7 deri më 13 gradë Celsius.
Në Shkup moti do të jetë me diell, me vranësira të vogla deri në mesatare dhe kryesisht i qetë. Temperatura do të arrijë deri më 8 gradë.