Në bazë të publikimeve të organizatës CIVIL, që monitoron zgjedhjet dhe që është pjesë e numërimit të votave në vendvotimin 2011 në Tearcë, VMRO-DPMNE ka arritur të fitojë 148 vota, ndërsa LSDM 215.
Këto rezultate megjithatë janë jozyrtare, ndërsa ato zyrtaret do të publikohen nga ana e KSHZ-së.
______________________________________
E plotësuar: Në bazë të rezultateve që publikohen nga organizata CIVIL, LSDM ka marrë 130 vota, ndërsa VMRO ka arritur të fitojë 60 vota. Ky rezultat ka të bëjë me votat e numëruara deri në ora 20:10.
Me këtë, shuhen edhe shanset teorike për të ndryshuar shpërndarjen e mandateve nga zgjedhjet e 11 dhjetorit.
_____________________________________________________________
Organizata monitoruese e zgjedhjeve CIVIL merr pjesë edhe në numërimin e votave, ndërsa deri më tani, njoftojnë se rezultati është si vijon:
LSDM ka marrë 75 vota
VMRO-DPMNE ka marrë 21 vota