Sapo është mbyllur vendvotimi, janë numëruar fletat e pashfrytëzuara, dhe është konstatuar se 312 vota nuk janë shfrytëzuar, që do të thotë se kanë votuar 402 votues.
********
Rivotim në Tearcë që në këto momente përfundoi, ka qenë vendimtarë për rezultatin përfundimtarë të zgjedhjeve, numrit të mandateve, por edhe për formimin e Qeverisë së ardhshme. Sipas gazetarit të Televizionit SHENJA, të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 402 qytetarë.
Me rivotimin në vendvotimin numër 2011, LSDM synon të marrë një mandat nga VMRO-DPMNE dhe të barazojnë shifrat me nga 50 deputet secila. Për të arritur këtë, LSDM i nevojiten 307 vota, ndërsa në këtë vendvotim ka të regjistruar 714 votues, me përbërje të përzier etnike, por me dominim të shqiptarëve.
Në zgjedhjet e 11 dhjetorit në vendvotimin 2011 kanë votuar 404 persona, prej tyre VMRO-DPMNE fitoi 91 vota, LSDM 87, Lëvizja Besa 65, PDSH 64, BDI 53, Aleanca për shqiptarët 25, 2 partitë e tjera dhe 17 vota janë shpallur të pavlefshme.