
Në vendvotimin 2011 në komunën e Tearcës, gjegjësisht në njësinë zgjedhore numër gjashtë, sot përsëritet votimi për zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2016. Vendimi i Komisionit Shtetëror Zgjedhor që të përsëritet votimi në këtë vendvotim vjen në bazë të simulimit me të cilën u tregua se numri i votuesve të regjistruar në këtë vendvotim mund të ndikojë nërezultatin e përgjithshëm të zgjedhjeve dhe në bazë të vendimit të Gjykatës Administrative, KSHZ e pranoi ankesën e njërës nga partitë politike, duke vendosur kështu që të anulohen votimet e 11 dhjetorit dhe të shkohet në rivotim. Në vendvotimin 2011 numri i votuesve të regjistruar është 714, pas çka vlerësohet se ky rivotim do të jetë vendimtar për rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve, numrin e mandateve, por edhe për formimin e Qeverisë së ardhshme.
Përndryshe, në Komisionin Shtetëror Zgjedhor, janë paraqitur 16 ankimime për parregullsi që janë hasur gjatë procesit zgjedhor. Ankesat janë paraqitur nga dy parti politike, dhe Komisioni Shtetëror Zgjedhor i hodhi poshtë si të pabaza të gjitha ankesat e paraqitura, duke pranuar kështu vetëm një ankesë nga njëra parti politike. Megjithatë, Gjykata Administrative pas padive të paraqitura nga partitë politike vendosi që të shkohet në rivotim në vendvotimin 2011 të cilën KSHZ paraprakisht e pati refuzuar.
Parregullsia qëështë hasur në këtë vendvotim ka të bëjë me vërejtje në procesverbalin pas votimit, gjegjësisht me mungesën e një fletëvotimi në fillim të votimit të cilin është shënuar numri serik. Ndërkaq, gjatë numërimit tëvotave fleta është gjetur në kutinë votuese. Sipas partisë që e ka porositur këtë parregullsi, ishte prishur edhe sekreti i votimit, ndërsa nuk ishte as procesverbali numër 15 nga vendvotimi.
Ajnur Bafqari /SHENJA/
Tearca voton dhe vendos fatin e zgjedhjeve by tvshenjaofficial