Rreth 150 persona kanë dalë në votim deri në orën 11:30 në vendvotimin 2011 në Tearcë, ku sot po rivotohet në kuadër të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare 2016,
“Votimi po zhvillohet qetë dhe pa probleme. Deri në orën 11:30 jehona është rreth 150 persona, nga gjithsej 714 të regjistruarit në Listën zgjedhore dhe krahasuar me zgjedhjet e 11 dhjetorit në të njëjtën periudhë kohore është pak më e madhe”, deklaroi Tatijana Çuprina, zëvendës-kryetare e Vendvotimit 2011 në SHF “Kirill Pejçinoviq” në Tearcë.
Çuprina tha se rreth orës 8:30 është konfimuar një problem me UV-llambat për çfarë arsye ka pasur ndërprerje 15-minutëshe për çka është njoftuar Komisionit zgjedhor komunal (KZK). Janë sjellë dy UV-llamba të tjera me ç’rast votimi ka vazhduar. Në vendvotim janë edhe vëzhguesit nga partitë politike dhe organizatat joqeveritare, vërehet edhe prezenca e pjesëtarëve të policisë.
Deri në orën 10, sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), në votim kanë dalë 76 nga 714 votuesit e regjistruar, ose 10,64 për qind. Të dhënat e ardhshme për jehonën e votuesve KSHZ-ja do t’i kumtojë pas orës 13. Rezultatet fillestare nga votimit Komisioni do t’i kumtojë në konferencë shtypi në orën 21:30.